SQEN

Për agjencitë e udhëtimit

Shtoni ETIAS-in në shërbimet tuaja. Pa punë shtesë.

Sapo ETIAS të nisë, çdo klient që udhëton në Evropë do të ketë nevojë për të. Ju i drejtoni te ne, ne bëjmë pjesën e vështirë — dhe ju fitoni për çdo udhëtar.

Komision i qartë

Për çdo udhëtar që aplikon përmes jush. E shihni në portal në kohë reale dhe shlyhet çdo muaj.

Lidhja dhe kodi QR juaj

Vendoseni në vitrinë, në Facebook ose në biletë. Klientët aplikojnë nga shtëpia dhe ju mbetet merita.

Regjistrim në zyrë

Për klientët që preferojnë ballë për ballë: plotësoni aplikimin bashkë me ta dhe pranoni pagesën në dorë.

Pa përgjegjësi për të dhënat

Pasaportat dhe të dhënat personale nuk ruhen te ju. Në portal shihni vetëm inicialet dhe statusin.

Ne bëjmë kontrollin

Çdo aplikim kontrollohet nga ekipi ynë para dërgimit. Më pak refuzime, klientë më të kënaqur me ju.

Mbështetje në shqip

Një person kontakti për agjencinë tuaj, materiale për zyrën dhe përgjigje të shpejta kur klienti ka pyetje.

Si fillojmë

  1. Na lini të dhënat

    Dy minuta, në formularin më poshtë. Pa detyrim.

  2. Ju telefonojmë

    Flasim për kushtet, komisionin dhe firmosim një marrëveshje të thjeshtë.

  3. Merrni portalin

    Llogaria, lidhja personale dhe kodi QR — gati për klientin e parë.

Le të flasim.

Plotësoni formularin dhe ju kontaktojmë brenda një dite pune. Kushtet e bashkëpunimit i diskutojmë personalisht.

Të dhënat i përdorim vetëm për t'ju kontaktuar rreth bashkëpunimit.